1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1143. (pa titull)
›  1606 Zubejri r.a. tregon: "Ditën e Bedrit e takova Ubeide Ibn Seidin të veshur i tëri me armaturë e nuk i shihej asgjë, përveç syve. I kishin vënë nofkën Ebu Dhatil-Kerish dhe vetë thoshte krenar: "Unë jam Ebu Dhatil-Kerish.// Unë e qëllova me heshtë duke ia shpuar syrin dhe ai vdiq. Ia vura këmbën mbi trup që ta nxjerr heshtën, por edhe kështu u mundova shumë, sepse heshtës i ishin shtrembëruar të dy anët."
Urva, i biri i Zubejrit, vazhdon: "Më vonë i Dërguari i Allahut a.s. ia kërkoi Zubejrit atë heshtë dhe ai ia dha. Kur vdiq i Dërguari i Allahut a.s., Zubejri e mori atë përsëri. Pastaj ia kërkoi atë Ebu Bekri dhe ai ia dha. Kur vdiq Ebu Bekri (ai e mori atë prapë), por ia kërkoi Umeri dhe ai ia dha atë atij. Kur vdiq Umeri, ai e mori atë përsëri, por pas tij ia kërkoi Uthmani dhe Zubejri ia dha atë atij. Pasi u vra Uthmani, heshta mbeti te familja e Aliut. Pastaj atë e kërkoi Abdullahi, i biri i Zubejrit që e mbajti atë derisa u vra." (3998)
URL:
›  1607 Rubejia Bint Muavvidh r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. hyri tek unë në mëngjes pas natës së martesës sime dhe u ul në krevatin tim ashtu siç je ulur ti tani (i drejtohet bashkëbiseduesit). Ndërkohë disa vajza të vogla po i binin dajres dhe po vajtonin për baballarët e mi që u vranë ditën e luftës së Bedrit. Kur njëra nga ato vajza tha: "Mes nesh është një Pejgamber që di çdo të ndodhë nesër"-, Pejgamberi a.s. i tha asaj: "Mos thuaj ashtu, por vazhdo e thuaj atë që po thoshe më parë." (4001)
URL:
›  1608 Ibn Abbasi r.a. tregon se Ebu Talha, i cili kishte luftuar në Bedr bashkë me të Dërguarin e Allahut a.s., i ka treguar se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Nuk hyjnë melekët në atë shtëpi ku ka qen dhe figura (qeniesh me shpirt)" (4002)
URL:
›  1609 Ibn Umeri r.a. tregon se babai i tij Umeri r.av ka thënë: "Bija ime, Hafsaja, humbi bashkëshortin e saj Humaisin, i cili qe nga shokët e të Dërguarit të Allahut a.s. që luftoi në Bedr dhe vdiq në Medine. Kështu, unë takova Uthmanin dhe ia parashtrova atij që të martohej me Hafsanë, duke i thënë: "Në qoftë se dëshiron, ta jap për martesë Hafsanë, të bijën e Umerit." Ai më tha: "Ta mendoj këtë gjë." Prita për disa ditë pastaj më tha: "Vendosa që të mos martohem tani për tani." Pastaj takova Ebu Bekrin dhe i thashë: "Në qoftë se dëshiron, ta jap për martesë Hafsanë, të bijën e Umerit." Ai heshti dhe nuk më dha asnjë përgjigje. Për këtë arsye unë u zemërova me të më shumë se me Uthmanin. Disa ditë më pas, Hafsanë ma kërkoi për grua i Dërguari i Allahut a.s. dhe ia dhashë atë atij për bashkëshorte. Më vonë më takoi Ebu Bekri dhe më tha: "Mbase u zemërove me mua kur më paraqite Hafsanë për martesë, ndërsa unë 'nuk të dhashë asnjë përgjigje." I thashë që po. Më tha: "Nuk më pengoi gjë tjetër që të pranoja propozimin tënd, veç ajo që mora vesh se i Dërguari i Allahut a.s. kishte bërë fjalë për Hafsanë dhe nuk desha të nxjerr të fshehtat e të Dërguarit të Allahut a.s., por, në qoftë se ai do të kishte hequr dorë prej saj, unë sigurisht që do ta kisha pranuar atë." (4005)
URL:
›  1610 Ebu Mesud Bedrij r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kushdo që këndon dy ajetet e fundit të sures Bekare (Kuran, 2:285-286) natën, kjo do t'i mjaftonte atij." (4008)
URL:
›  1611 Mikdad Ibn Amr r.a., aleat i fisit Beni Zuhra dhe një nga ata që luftuan bashkë me të Dërguarin e Allahut a.s. në Bedr, tregon se i ka thënë të Dërguarit të
Allahut a.s.: "Sikur të takohem me ndonjë femohues dhe të luftojmë me njëri-tjetrin, ndërkohë ai më qëllon njërën dorë me shpatë dhe ma pret, pastaj fshihet pas ndonjë peme duke thënë: 'I dorëzohem Allahut (duke u bërë musliman)'-, a ta vras atë, o i Dërguari i Allahut, pasi të ketë thënë këto fjalë?'" I Dërguari i Allahut a.s. tha: "Mos e vrit." I thashë: 'O i Dërguari i Allahut, po ai më preu njërën dorë, ndërsa fjalën e tha pasi ma preu atë?' I Dërguari i Allahut u përgjigj: "Mos e vrit atë, pasi, në qoftë se ti e vret atë, ai do të ishte në vendin që ishte ti para se ta vrisje atë dhe ti do të ishe në vendin ku qe ai para se t'i thoshte ato fjalë." (4019)
URL:
›  1612 Xhubejri r.a. tregon: "Një herë e dëgjova Pejgamberin a.s. të këndojë në namazin e mbrëmjes suren Et-Tur (nr.52) dhe kjo qe hera e parë që m'u mboll besimi në zemër.
Kur po fliste për robërit e luftës së Bedrit, Pejgamberi a.s. tha: "Po të ishte gjallë Mutëim Ibn Adij dhe të më kishte folur për ta, padyshim që unë do t'i kisha liruar ata për hatër të tij." (4023, 4024)
URL: