1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 248. Namazi është shlyerje (dhe falje) e gjynaheve
›  326 Hudhejfah tregon r.a. "Një herë qemë ulur me Umerin r.a., kur ai na tha: "Cili prej jush e kujton fjalën e të Dërguarit të Allahut a.s. për fitnet (sprovat, mundimet)?" Unë i thashë: "Unë e di atë, ashtu siç e ka thënë ai (a.s.)." Umeri tha: "Padyshim që ti je i guximshëm." I thashë: "Fitnet që i vijnë njeriut nga bashkëshortja e tij, nga paraja e tij, fëmija e tij dhe nga fqinji i tij, shlyhen nga namazi që ai fal, nga agjërimi që ai mban, nga bamirësia që ai bën dhe nga urdhërimi i së mirës (el- nia'ruf - besimi i pastër islam, gjithë ç'ka urdhëruar Allahu) dhe nga ndalimi i së keqes (el-munker - femohimi, politeizmi, e keqja dhe gjithë ç'ka ndaluar Allahu).// Umeri tha: "Nuk desha këtë, por të pyeta për fitnen që do të përhapet si valët e detit." Atëherë i thashë: "O prijësi i drejtë i besimtarëve të vërtetë! Nuk ke pse shqetësohesh për të, pasi është një derë e mbyllur mes teje dhe saj." Umeri pyeti: " A do të çelet apo do të thyhet ajo derë?" I thashë: "Ajo do të thyhet". Umeri tha: "Atëherë ajo nuk do të mbyllet më kurrë." Më pyetën nëse Umeri e dinte atëherë. U thashë se ai e dinte aq mirë sa dihet se para agimit të nesërm është nata dhe u kam treguar një hadith të lirë nga çdo gabim duke mos ngatërruar asnjë fjalë." Treguesi i dytë i hadithit thotë se e çuan Masrukun te Hudhejfa që ta pyesnin për "derën". Hudhejfa tha: "(Dera) ishte vetë Umeri." (525)
URL:
›  327 Ibn Mesudi r.a. tregon: "Dikush puthi një grua (duke bërë kështu shumë gjynah) dhe pastaj shkoi te Pejgamberi a.s. (i penduar) dhe e njoftoi për ç'i kishte ndodhur. Nga ky shkak Allahu i Madhëruar zbriti Ajetin: "Dhe kryeni faljen në (dy) skajet e ditës (agimi, dreka dhe pasditja) dhe në orët e para të natës (mbrëmja dhe darka), (e të gjitha këto përbëjnë faljen e rregullt të detyruar ditore për çdo musliman e muslimane). Me të vërtetë që veprat e mira i largojnë veprat e këqija." (Kuran v. 11:114)
Burri pyeti: "O i Dërguari i Allahut! A është vetëm për mua ky udhëzim?" Ai (a.s.) tha: "Është për të gjithë ata ndjekës të rrugës sime (të cilët bien në gjynah të tillë)."
Në një tregim tjetër të Ibn Mesudit r.a. shtohen edhe fjalët "të cilët ndeshin e bien në një gjynah të tillë."(526)
URL:
›  328 Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.
URL: