1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 603. Çfarë thuhet për haxhin temettu, kiran dhe ifrad. Po kështu kush nuk ka sjellë me vete kurbanin, ai duhet të dalë nga gjendja e ihramit për haxh dhe duhet ta bëjë atë si umre pastaj të veshë ihram tjetër nga Meka për haxh
›  791 Esvedi tregon se Aishja r.a. ka thënë: "U nisëm me Pejgamberin a.s. (nga Medina) me qëllimin e vetëm për haxh, por, kur arritëm në Mekë dhe bënë tavafin rreth Qabesë dhe ecjen midis Safasë dhe Mervasë, Pejgamberi a.s. i urdhëroi ata që nuk kishin kurban me vete të liroheshin nga gjendja e ihramit. Kësisoj pra, ata që nuk kishin marrë kurban me vete u liruan nga gjendja e ihramit. Edhe gratë e Pejgamberit a.s. nuk kishin marrë kurban me vete, kështu që edhe ato dolën nga gjendja e ihramit." Ndërsa Safija r.a. tha: 'Më duket se do t'ju vonoj të gjithëve/ Pejgamberi a.s. tha: 'O Akra
Halka\15S A nuk e bëre tavafin Ditën e Bajramit (Tavafin e haxhit)?' Ajo iu përgjigj se e kishte bërë. Ai i tha (Safijes): 'Nuk ka asnjë të keqe që të vazhdosh me ne/" (1561)
URL:
›  792 Në një citim tjetër Aishja r.a. tregon: "U nisëm me të Dërguarin e Allahut a.s. (për në Mekë) në vitin e haxhit të tij të Lamtumirës. Disa nga ne patën hyrë në ihram vetëm për umre, disa për haxh dhe për umre dhe disa vetëm për haxh, ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. hyri në ihram për haxh. Kësisoj, kush kishte hyrë në ihram me qëllimin për haxh ose për haxh dhe për umre, nuk u lirua prej tij (ihramit) deri ditën e kurbanit (Dita e Kurban Bajramit)." (1563)
URL:
›  793 Mervan Ibn Hakam tregon se Uthmani r.a. i ndalonte njerëzit të bënin haxh temettu dhe kiran (haxh dhe umre së bashku). Kur pa këtë veprim të Uthmanit r.a., Aliu r.a. hyri në ihram për haxh dhe për umre së bashku duke thënë: "Nuk do ta lë Sunetin e Pejgamberit a.s. prej fjalës së ndonjë njeriu." (1564)
URL:
›  794 Ibn Abbasi r.a. tregon se njerëzit në periudhën e padijes para-islame mendonin se kryerja e umres në muajit e haxhit ishte një nga gjynahet më të mëdha në tokë. Ata gjithashtu e quanin edhe Seferin (muajin e dytë hënor) si muaj të shenjtë dhe thoshin: "Kur t'u shërohen deveve plagët e shpinës (pasi të kthehen nga haxhi, kur t'u fshihen shenjat e atyre plagëve, kur të kalojë muaji i Seferit), atëherë lejohet umre për atë që dëshiron ta bëjë." Në mëngjesin e ditës së katërt të Dhul-Hixhxhes, Pejgamberi a.s. dhe shokët e tij arritën në Mekë duke qenë në ihram për haxh, por ai (a.s.) i urdhëroi shokët e tij ta ndërrojnë qëllimin që patën dhe të bëjnë umre (në vend të haxhit). Kështu ata e quajtën këtë si një gjë të madhe dhe pyetën: "O i Dërguari i Allahut! Si do të jetë lirimi (nga ihrami)?" Pejgamberi a.s. tha: "Lirim i plotë." (1564)
URL:
›  795 Ibn Umeri r.a. tregon se Hafsaja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s.: "Pse kanë dalë njerëzit nga gjendja e ihramit pasi kanë bërë umren, ndërsa ti nuk je liruar nga ihrami pasi bëre umren?" Ai a.s. i tha: "Unë i kam lidhur flokët dhe kam kurorëzuar kurbanin, kështu që nuk do të lirohem nga gjendja e ihramit, derisa të pres kurbanin tim." (1566)
URL:
›  796 Nasr bin Imran Duba'ij tregon: "Njerëzit më ndalonin që të bëja haxhin temettu, pranda pyeta Ibn Abbasin rreth kësaj forme. Ai më urdhëroi që ta bëja ashtu atë haxh dhe ashtu bëra. Më vonë pashë në ëndërr një burrë që më tha: "Haxhnn mebrur (haxh të pranuar nga Allahu) dhe umre të pranuar." Ëndrrën ia tregova Ibn Abbasit r.a., i cili tha: "Ky është Suneti (rruga e ligjëruar) i Pejgamberit a.s." (1567)
URL:
›  797 Xhabiri r.a. tregon se ai bëri haxhin me të Dërguarin e Allahut a.s. ditën që ai drejtoi devetë me të. Njerëzit kishin veshur ihramin për haxh ifrad. Pejgamberi a.s. i urdhëroi ata: "Lirohuni nga ihrami pas tavafit rreth Qabesë, ecjes mes kodrave Safa e Merva dhe pas shkurtimit të flokëve. Pastaj qëndroni në Mekë të liruar (nga ihrami), deri ditën e tervijes, kur duhet të vishnin përsëri ihramin për haxh. Ndërsa ihramin e parë me të cilin erdhët, bejeni vetëm për umre. Ata pyetën: "Si mund ta bëjmë për umre (temettu) atë ihram, ndërsa ne patëm qëllim haxhin?" Pejgamberi a.s. u tha: "Bëni siç ju them unë të bëni. Sikur të mos kisha marrë kurban me vete, edhe unë do të veproja ashtu siç ju urdhërova juve. Por unë nuk mund të dal nga ihrami, derisa kurbani im të mbërrijë në vendin e caktuar (të theret)." Kështu ata vepruan siç i urdhëroi ai (a.s.)" (1568)
URL: