1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 818. Çfarë paguhet për rukja (këndim Kurani për të shëruar një të sëmurë)
›  1058 Tregon Ebu Said r.a.: Një grup shokësh të Pejgamberit a.s. dolën në një udhëtim, derisa, kur arritën disa fise arabe, (i zuri nata). Udhëtarët u kërkuan atyre që t'i pranojnë për miq, por ata (banorët) nuk pranuan. Kryetarin e atij fisi e kishte kafshuar një gjarpër (a thumbuar një akrep) dhe ata bënë gjithë ç'mundën për ta shëruar, por më kot. Disa thanë: "Asgjë s'ka ndikuar tek ai. A shkoni tek ata (udhëtarët) të cilët qenë këtu natën? Mbase ndonjë prej tyre ka ndonjë gjë (për të kuruar)." Kështu ata shkuan te grupi (i shokëve të Pejgamberit a.s.) dhe u thanë: "Kryetarin tonë e ka kafshuar gjarpri (ose e ka thumbuar akrepi) dhe kemi bërë gjithçka mundëm, por pa dobi. A ka ndonjë prej jush ndonjë gjë (që të vlejë për këtë)?" Njëri prej tyre u përgjigj: "Po, për Allah! Do t'i këndoj atij Rukja, por, ashtu siç nuk na pranuat ju për miq edhe unë nuk do të këndoj Rukja për ju, derisa të caktoni për ne një shpërblim për këtë." Ata pranuan t'u japin një tufë dhensh. Atëherë njëri prej tyre shkoi dhe i këndoi atij suren Fatiha: "El-Hamdu lil-lahi Rab-bil-Alemin ... - Gjithë falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e Gjithësisë (Zoti i gjithë botëve, i njerëzve, i xhinëve dhe i gjithë ç'ekziston) duke i fryrë kryetarit të fisit të atyre. Kështu, ai u bë shumë mirë sikur të ishte liruar nga prangat dhe u ngrit e filloi të ecte duke mos treguar asnjë shenjë sëmundje. Ata u paguan atyre çfarë u premtuan. Disa (nga shokët e Pejgamberit a.s.) thanë që t'i ndajnë çfarë fituan ndërmjet tyre, por ai që këndoi Rukjan tha: "Mos i ndani derisa të shkojmë te Pejgamberi a.s., t'ia tregojmë gjithë ndodhinë dhe të shohim se çfarë na urdhëron të bëjmë// Kështu, ata shkuan tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe ia rrëfyen atij gjithë ngjarjen. Ai a.s. i pyeti: "Si e morët vesh se Surja Fatiha këndohet për Rnkja?" Pastaj shtoi: "Keni bërë atë që duhet. I ndani (ato që fituat) dhe më caktoni edhe mua një pjesë." Nga kjo i Dërguari i Allahut a.s. qeshi. (2276)
URL: